Kapitulli: 1205. Nisa - Fjala e Allahut, të Gjithëpërsosurit: "Allahu ju urdhëron ju për sa i takon trashëgimisë së fëmijëve..." (Kuran, 4:11)
1731.
Xhabiri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. dhe Ebu Bekri r.a. erdhën tek unë në këmbë te fisi Benu Selima, për të më vizituar kur isha sëmurë. Pejgamberi a.s. më gjeti pa ndjenja. Ai kërkoi ujë, mori avdes pastaj më spërkati me ujë. Atëherë unë erdha në vete dhe i thashë: "Ç'më urdhëron të bëj me pasurinë time, o i Dërguari i Allahut?" Atëherë zbriti ajeti: " Allahu ju urdhëron ju për sa i takon trashëgimisë së fëmijëve ..." (Kuran, 4:11) (4577)
|