1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1206. Nisa - Fjala e Allahut, Udhëzuesit: "Sigurisht që Allahu nuk bën padrejtësi as sa një thërrmijë ..." (Kuran, 4:40)
›  1732 Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "Në kohën e Pejgamberit a.s. disa njerëz pyetën: "O i Dërguari i Allahut! A do ta shohim Zotin tonë Ditën e Ringjalljes?" Pejgamberi a.s. tha: "Po. A ka ndonjë vështirësi për ta parë diellin në mes të ditës, kur ai shkëlqen dhe nuk ka asnjë re në qiell?" Ata u përgjigjën: "Jo." Ai tha: "A ka ndonjë vështirësi për ta parë hënën e plotë natën, kur ajo ndriçon plotësisht dhe nuk ka asnjë re në qiell?" Ata u përgjigjën: "Jo." Pejgamberi a.s. tha: "Po kështu ju nuk do të keni asnjë vështirësi të shihni Allahut në Ditën e Ringjalljes, ashtu siç nuk keni vështirësi të shihni ndonjërin prej tyre (diellin ose hënën). Në Ditën e Ringjalljes një thirrës do të shpallë: 'Çdo popull le të ndjekë atë që pati adhuruar!' Atëherë çdo idhull dhe putë që ishte adhuruar në vend të Allahut, do të bjerë në Zjarrin e Xhehenemit, derisa nuk do të mbetet askush, përveç atyre që kishin adhuruar Allahun, të bindurit, të pabindurit dhe pjesa që mbetet nga ithtarët e Librave të Parë. Pastaj do të thirren çifutët dhe do t'u thuhet: 'Cilin adhuruat ju?' Ata do të përgjigjen: 'Ne adhuruam Uzejrin, birin e Allahut/ Do t'u thuhet atyre: 'Ju jeni gënjeshtarë pasi Allahu kurrë nuk ka marrë kënd për bashkëshorte ose për bir! Çfarë doni tani?' Ata do të thonë: 'Zoti Ynë! Kemi etje. Na jep diçka të pimë/ Do t'iu bëhet me shenjë duke iu thënë: 'A nuk po shkoni të pini?!' Më pas ata do të grumbullohen drejt Zjarrit, i cili do të duket si një mirazh anët e të cilit do të jenë duke përpirë njëra-tjetrën. Pastaj ata do të bien në Zjarr. Më pas do të thirren të krishterët dhe do t'u thuhet atyre: 'Cilin adhuruat ju?' Ata do të thonë: 'Ne adhuruam Isain (Jezusin), birin e Allahut/ Atyre do t'u thuhet: 'Ju jeni gënjeshtarë, sepse Allahu kurrë nuk ka marrë kënd për bashkëshorte ose për bir!' Pastaj do t'u thuhet: 'Çfarë doni tani?' Ata do të thonë ashtu siç tha populli para tyre (dhe do të hidhen në Zjarrin e Xhehenemit bashkë me çifutët). Pastaj, kur të mbetet mbeten vetëm ata që patën adhuruar Allahun, si të bindurit, ashtu edhe të pabindurit, Zoti i Gjithësisë do t7u shkojë, duke iu paraqitur në formën më të afërt, në të cilën ata e kishin parë. Atyre do t'u thuhet: 'Për çfarë po prisni? Çdo popull shkoi pas asaj që ai adhuroi/ Ata do të përgjigjen: 'Ne i braktisëm njerëzit në botë, kur kishim nevojë të madhe për ta dhe nuk i zumë ata miq e shokë. Tani po presim për Zotin tonë, të Cilin ne gjithnjë e adhuruam/ Allahu do t'u thotë: 'Unë jam Zoti juaj/ Ata do të thonë dy a tri herë: 'Ne nuk adhurojmë askënd e asgjë tjetër, përveç AllahutT (4581)
URL: