Kapitulli: 1207. Nisa - Fjala e Allahut të Madhëruar: "Si do të jetë atëherë kur Ne do të sjellim nga çdo komb dëshmues dhe do të të sjellim ty (o Muhamed) dëshmues mbi ata të gjithë?" (Kuran, 4:41)
1733.
Abdullah Ibn Mesudi r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. më tha: "Më këndo (diçka nga Kurani)." I thashë: "Unë të të këndoj ty Kuran, ndërsa ai të ka zbritur ty?!" Ai a.s. më tha: "Më pëlqen ta dëgjoj atë nga të tjerët." Kështu, unë fillova të këndoj suren En-Nisa' (Nr.4, Gratë). Kur arrita tek ajeti: "Si do të jetë atëherë kur Ne do të sjellim nga çdo komb dëshmues dhe do të të sjellim ty (o Muhamed) dëshmues mbi ata të gjithë?" (Kuran, 4:41) -, ai a.s. më tha: "Ndalo!" dhe nga sytë i rridhnin lot!" (4582)
|