Kapitulli: 1213. Maide - Fjala e Allahut, Falësit të Madh: "O ju që keni besuar! Mos pyetni për gjërat që, nëse ju jepen të qarta, mund t'ju sjellin shqetësime..." (Kuran, 5:101)
1739.
Enesi r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. na mbajti një ligjëratë të atillë, sa nuk kisha dëgjuar më parë si ajo. Ai a.s. tha: "Sikur të dinit atë që di unë, ju do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë." Kur e dëgjuan këtë, shokët e të Dërguarit të Allahut a.s. mbuluan fytyrat dhe dëgjohej që ngashëronin. Ndërkohë dikush e pyeti: "Kush është babai im?" Pejgamberi a.s. i tha që është filani (duke i thënë emrin). Kështu zbriti ky ajet: "O ju që keni besuar! Mos pyetni për gjëra që, nëse ju jepen të qarta, mund t'ju sjellin shqetësime..." (Kuran, 5:101) (4621)
1740.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Disa njerëz po e pyesnin të Dërguarin e Allahut a.s. me tallje. Kështu dikush do të thoshte: "Kush është babai im?" Dikush tjetër që kishte humbur devenë do të thoshte: "Ku është deveja ime?" Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti për këtë ajetin: "O ju që jeni besuar! Mos pyetni për gjërat që, nëse ju jepen të qarta, mund t'ju sjellin shqetësime..." e deri në fund." (Kuran, 5:101) (4622)
|