Kapitulli: 1216. Enam - Fjala e Allahut, Zotëruesi i gjithë lavdërimeve: "Mos iu afroni veprave të turpshme (marrëdhënieve të paligjshme imorale) të hapura e të fshehura..." (Kuran, 6:151)
1743.
Abdullahu r.a. tregon (se Pejgamberi a.s. ka thënë): "Askush nuk ka më shumë sedër dhe nuk është më xheloz sesa Allahu dhe, për këtë arsye, Ai i ka ndaluar rreptësisht të gjitha veprat e turpshme (marrëdhënie të paligjshme imorale) të hapura e të fshehura qofshin. Po kështu, askush nuk pëlqen të lavdërohet më shumë sesa Allahu dhe për këtë Ai e lavdëron Veten e Tij!" (4634)
|