Kapitulli: 1219. Teube - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ndërkaq, disa të tjerë pranojnë gjynahet e veta ..." (Kuran, 9:102)
1746.
Semura Ibn Xhundub r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. na tha: "Sonte (në ëndërr) më erdhën dy miq, të cilët më morën e më çuan te një qytet i ndërtuar me tulla ari e argjendi. Atje ne takuam njerëz, gjysma e trupit të të cilëve dukej se qenia më e pashme e krijesave qe ke parë ndonjëherë, ndërsa gjysmë tjetër si e njerëzve më të neveritshëm që ke parë ndonjëherë. Dy miqtë u thanë këtyre njerëzve: 'Shkoni dhe zhytuni në atë lumë/ Kështu, ata u zhytën atje dhe pastaj erdhën tek ne; shëmtia e tyre ishte pastruar dhe tashmë ishin në pamjen më të mirë. Miqtë thanë: 'I pari është Kopshti i Adnit (një kopshtet e Xhenetit) dhe ai do të jetë vendbanimi yt/ Pastaj shtuan: 'Sa për njerëzit që ishin gjysmë të pastër dhe gjysmë të shëmtuar, ishin ata të cilët i kanë përzier punët e mira me të këqijat,
|