Kapitulli: 1220. Hud - Fjala e Allahut, Gjithëfurnizuesit: "Dhe Arshi (Froni) i Tij ishte mbi ujë ..." (Kuran, 11:7)
1747.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Allahu, më i Madhi, i Gjithëfuqishmi thotë: '(O njeri!) Shpenzo në mirësi dhe Unë do të shpenzoj për ty/" Pastaj Pejgamberi a.s. tha: "Dora e Allahut është plot dhe ky bollëk nuk ndikohet aspak nga shpenzimi i vazhdueshëm natë e ditë. A e shihni çfarë ka shpenzuar Ai, qëkurse krijoi qiejt dhe tokën, ndërkohë që Arshi (Froni) i Tij ndodhej mbi ujë? Prapëseprapë, e gjithë ajo që është në Dorën e Tij nuk është pakësuar aspak. Në Dorë të Tij është edhe Peshorja e Drejtësisë: Ai i ngre lart disa njerëz dhe të tjerë i ul poshtë." (4684)
|