Kapitulli: 1222. Hixhr - Fjala e Allahut, Zotit të Gjithësisë: "Por, për ndonjë (shejtan) që vjedh ndonjë fjalë, ai ndiqet nga një zjarr ndriçues i ndezur fort." (Kuran, 15:18)
1749.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a,s, ka thënë: "Kur Allahu cakton ndonjë çështje në qiell, melekët rrahin fletët në bindje të Fjalës së Tij që tingëllojnë si një zinxhir i tërhequr mbi një shkëmb. Kur t'u kalojë frika nga zemra e tyre, ata thonë: 'Çfarë ka thënë Zoti juaj?/ Përgjigjja është: 'Të Vërtetën. Ai është më i Larti, më i Madhi/ (Kuran, 34:23). Pastaj ata shejtanë që vjedhin diçka nga Fjala e Allahut qëndrojnë njëri mbi tjetrin. Mbase një zjarr ndriçues i ndezur fort e kap dhe e djeg përgjuesin e tyre përpara se t'ia japë lajmin tjetrit që është poshtë tij, ose mund të mos e kapë atë derisa ai t'ia përcjellë fjalën tjetrit poshtë tij dhe ai - tjetrit e kështu me radhë, derisa e përcjellin fjalën deri në tokë, (ose derisa fjala mbërrin deri në tokë - përcjellësi i dytë i hadithit nuk është i sigurt në këto fjalë). Pastaj fjala i fryhet falltarit a magjistarit, i cili i shton edhe njëqind gënjeshtra. Kështu pra, parashikimi i tij do të vërtetohet vetëm për atë fjalë të vjedhur nga lajmi qiellor, ndërsa njëqind gënjeshtrat do të mbeten mashtrime të tij. Dhe njerëzit do të thonë: 'A nuk na tregoi ai se filan ditë do të ndodhë kjo apo ajo gjë? Ne pamë se u vërtetua ngjarja e parathënë nga fjalët e dëgjuara nga qielli,.,/ (4701)
|