1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1224. Isra - Fjala e Allahu, të Përhershmit: "O pasardhës të atyre që Ne i mbartëm në anije bashkë me Nuhun! Vërtet që ai ishte rob mirënjohës e falënderues." (Kuran, 17:3)
›  1751 Ebu Hurejra r.a. tregon: "Të Dërguarit të Allahut a.s. i sollën një copë mishi të pjekur nga këmba e parë, pasi ai e pëlqente atë shumë. Ai mori pak prej tij dhe tha: "Unë do të jem prijësi i njerëzimit Ditën e Kiametit. Po, a e dini përse? Allahu do t'i grumbullojë të gjithë njerëzit, të parët dhe të fundit, në një vend të lartë të gjerë, aq sa thirrësi do të jetë në gjendje t'i bëjë të gjithë ta dëgjojnë fjalën e tij dhe vëzhguesi do të ketë mundësi t'i shikojë të gjithë. Dielli do të ulet aq afër njerëzve, saqë ata do të provojnë shumë ankth e shqetësime dhe nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë e ta durojnë atë. Pastaj do të thonë: 7A nuk e shihni në ç'gjendje kemi arritur? A nuk po kërkoni ndonjërin që të ndërhyjë për ju tek Zoti juaj?7 Disa do t'u thonë të tjerëve: 'Shkoni tek Ademi/ Kështu, ata do të shkojnë tek Ademi a.s. dhe do t'i thonë: 'Ti je babai i njerëzimit. Allahu të krijoi me Duart e Veta, të fryu shpirtin që e kishte krijuar për ty, i urdhëroi melekët (të të nderojnë) dhe ata ranë në sexhde nderimi para teje. Prandaj ndërmjetëso për ne tek Zoti yt! A nuk e sheh në ç'vështirësi jemi? A nuk e sheh në ç'gjendje kemi mbërritur?/ Ademi do t'u thotë: 'Sot Zoti im është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot. Ai më ndaloi të haja nga një pemë në Xhenet, por unë nuk iu binda. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër, shkoni te Nuhu/ Ata do të shkojnë te Nuhu dhe do t'i thonë: 'O
Nuh! Ti je i Dërguari i parë i Allahut te banorët e Tokës dhe Allahu të ka quajtur rob falënderues. Duam, pra, të ndërhysh për ne te Zoti yt. A nuk e sheh në ç'gjendje jemi?7 Ai do t'u thotë: 'Sot Zoti im është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot. Në dynja unë pata një lutje (me përgjigje të sigurt) dhe atë e bëra kundër popullit tim. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te dikush tjetër! Shkoni tek Ibrahimi!/ Kështu, ata do të shkojnë tek Ibrahimi dhe do t'i thonë: 'O Ibrahim! Ti je Pejgamberi i Allahut dhe miku i afërt i Tij nga banorët e Tokës. Duam të ndërhysh për ne tek Zoti yt. A nuk e sheh në ç'gjendje jemi?/ Ai do t'u thotë atyre: 'Sot Zoti im është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot. Kam gënjyer tri herë. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te dikush tjetër! Shkoni te Musai!' Pastaj njerëzit do të shkojnë te Musai dhe do t'i thonë: 'O Musa! Ti je i Dërguari i Allahut. Allahu të lartësoi mbi njerëzit e tjerë me Mesazhin e Tij dhe me të folurën e drejtpërdrejtë me ty. Duam të na ndërmjetësosh tek Zoti yt. A nuk e sheh në ç'gjendje jemi?/ Musai do t7u thotë: 'Sot Zoti ime është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot. Dhe unë kam vrarë një njeri, të cilin nuk isha urdhëruar ta vras. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndokush tjetër! Shkoni tek Isai!' Kësisoj pra, njerëzit do të shkojnë tek Isai dhe do t'i thonë: 'O Isa! Ti je i Dërguari i Allahu dhe Fjala e Tij ("Bëhu! - dhe ai u bë) që Ai ia dërgoi Merjemes dhe shpirt i krijuar nga Ai. Ti u fole njerëzve kur ishe foshnje në djep. Duam të ndërhysh për ne tek Zoti yt. A nuk e sheh në ç'gjendje jemi?7 Isai do t'u thotë: 'Sot Zoti ime është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot/ Ai nuk do të përmendë ndonjë gabim, por do të thotë: 'Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! shkoni te Muhamedi (a.s.).1, Kështu pra, ata do të vijnë tek unë dhe do të më thonë: 'O Muhamed (a.s.)! Ti je i Dërguari i Allahut, i fundmi i Pejgamberëve dhe ty Allahu t'i ka falur të gjitha gjynahet, të parat dhe të fundit. Duam të na ndërmjetësosh tek Zoti yt. A nuk e sheh se në ç'gjendje ndodhemi?,,/ Pastaj Pejgamberi a.s. shtoi: "Kështu, unë do të shkoj nën Arshin (Fronin) e Allahut dhe do të bie në sexhde për Zotin tim, më të Madhin, të Gjithëfuqishmin. Pastaj Allahu do të më frymëzojë t'i bëj Atij lavdërime e falënderime të larta, të cilat nuk ia ka mësuar kurrë ndokujt tjetër përpara meje. Pastaj do të thuhet: 'O Muhamed! Ngrije kokën! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmjetëso dhe do të të pranohet ndërmjetësimi!' Unë do të ngre kokën dhe do të them: 'Umeti im, o Zoti im! Pasuesit e mi, o Zoti im! Ndjekësit e rrugës sime, o Zoti im!' Do të thuhet: 'O Muhamed! Le të hyjnë në Xhenet të gjithë pasuesit e tu që nuk kanë llogari! Futi nga dera më e djathtë e Xhenetit, e cila do të jetë vetëm për ta, ndonëse ata do të hyjnë edhe nga dyert e tjera bashkë me njerëzit e tjerë (që do të hyjnë në Xhenet),.,/ Pastaj Pejgamberi a.s. tha: "Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Gjerësia e çdo dere të Xhenetit do të jetë sa largësia midis Mekës dhe Himjerit ose Busras (në Siri)!" (4712)
URL: