Kapitulli: 1226. Isra - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë dhe as me zë tepër të ulët, por kërko një rrugë të mesme" (Kuran, 17:110).
1753.
Ibn Abbasi r.a. tregon se ky ajet është shpallur, në kohën kur i Dërguari i Allahut a.s. fshihej në Mekë. Kur ai falej me shokët e tij, ai e ngrinte zërin kur këndonte Kuranin, por në qoftë se ndodhte që e dëgjonin paganët, ata e fyenin Kuranin, Atë (Allahun) që e zbriti Kuranin dhe kumtuesin e tij. Kështu që Allahu i Lartësuar i tha Pejgamberit të Tij a.s.: "Gjatë namazit, mos lexo me zë të lartë", pra Kuranin, që të mos e dëgjojnë kurejshët, që pastaj ta fyejnë Kuranin; "dhe as me zë tepër të ulët", saqë të mos e dëgjojnë dot shokët e tu: "por kërko një rrugë të mesme." (Kuran, 17:110) (4722)
|