Kapitulli: 1228. Merjem - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit ..." (Kuran, 19:39)
1755.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "Një herë, i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Ditën e Ringjalljes vdekja do të sillet në pamjen e një dashi të larmë (të zi e të bardhë). Pastaj një thirrës do të bërtasë: 'O populli i Xhenetitr Atëherë ata do të zgjaten dhe do të shohin me vëmendje. Thirrësi do të thotë: 'A e njihni këtë?r Ata do t7i përgjigjen: 'Po, kjo është vdekja'-, ndërkohë të gjithë do ta kenë parë atë. Pastaj dashi do të theret dhe thirrësi do të thotë: 'O populli i Xhenetit! Përjetësi për ju dhe jo vdekje! O populli i Xhehenemit! Përjetësi për ju dhe jo vdekje!' Pastaj Pejgamberi a.s. këndoi vargun: 'Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit, kur do të japin llogari, ndonëse tani ata janë të shkujdesur" (Kuran, 19:39) dhe tha: "Ata që janë në gjendje pakujdesie janë njerëzit e kësaj bote "dhe ata nuk besojnë." (4370)
|