Kapitulli: 1230. Nur - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ndërsa gruaja do të kursehet nga dënimi, nëse betohet për Allahun katër herë, se i shoqi është gënjeshtar" (Kuran, 24:8)
1757.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Hilal Ibn Umeja e akuzoi gruan e tij te Pejgamberi a.s. se ajo e kishte tradhtuar atë me Shanik Ibn Sehman. Pejgamberi a.s. i tha Hilalit: "Ose sill dëshmi (katër dëshmitarë), ose do të marrësh ndëshkimin në kurriz." Hilali i tha: "O i Dërguari i Allahut! Në qoftë se dikush nga ne sheh dikë mbi gruan e tij, a të shkojë e të kërkojë dëshmitarë?!" Ndërsa Pejgamberi a.s. vazhdoi të përsëriste: "Ose dëshmi, ose ndëshkim mbi kurriz." Pastaj Hilali tha: "Për Atë i Cili të ka çuar ty me të Vërtetën! Unë po tregoj të v^ërtetën dhe padyshim që Allahu do të të shpallë diçka që do të ma ruajë kurrizin tim nga ndëshkimi." Kështu, Xhibrili a.s.zbriti dhe i shpalli Pejgamberit a.s.: "Nëse një burrë e akuzon gruan e tij ... nëse i shoqi ka thënë të vërtetën." (Kuran, 24:6-9). Pastaj Pejgamberi a.s. u largua dhe çoi dikë të thërriste gruan e Hilalit. Ajo erdhi me Hilalin, i cili u betua (ajeti 6 dhe 7) për të vërtetuar akuzën, ndërsa Pejgamberi a.s. po thoshte: "Në të vërtetë, Allahu e di që njëri prej jush është gënjeshtar, prandaj kush do të pendohet?" Pastaj u ngrit gruaja dhe bëri katër betime (ajeti 8) dhe, kur po bënte betimin e pestë (ajeti 9), njerëzit e ndaluan dhe i thanë: "Ky do të sjellë patjetër zemërimin e Allahut mbi ty, nëse je fajtore." Kështu ajo u lëkund dhe hezitoi aq shumë, saqë menduam se do të tërhiqej. Por pastaj ajo tha: "Nuk do ta njollos nderin e familjes sime për kohën që ka mbetur,,-/ vazhdoi betimin e pestë (ajeti 9). Pastaj Pejgamberi a.s. tha: "Vështrojeni atë! Në qoftë se ajo lind fëmijë me sy të zinj, me këllqe të mëdha dhe kofsha të shëndosha, atëherë ai është fëmija i Sharikut." Më vonë ajo lindi një fëmijë me ato cilësi. Atëherë Pejgamberi a.s. tha: "Po të mos ishte vendosur çështja nga Ligji i Allahut në Librin e Tij, unë do ta kisha ndëshkuar atë ashpër." (4747)
|