Kapitulli: 1232. Rum - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Elit-Lam-Mim. Romakët u thyen" (Kuran, 30:1-2)
1759.
Mesruku tregon: "Ibn Mesudit r.a. i thanë se dikush po i mbante një ligjëratë fisit Kinde, duke i thënë: "Ditën e Kiametit do të vijë një tym dhe do t'u marrë hipokritëve dëgjimin dhe shikimin, ndërsa besimtarët do t'i kapë vetëm një ftohje e lehtë prej tij." Ibn Mesudi ishte i mbështetur. Kur dëgjoi këto fjalë, ai u inatos, pastaj u ngrit dhe tha: "Ai që di diçka, le ta thotë, ndërsa ai që nuk di, le të thotë: 'Allahu e di më mirë'-, sepse pjesë e diturisë është edhe të thuash: 'nuk e di7-, për një gjë që nuk e di. Allahu i ka thënë Pejgamberit të Tij a.s.: 'Thuaj (o Muhamed): "Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s'jam'. (Kuran, 38:86). Kurejshët u ngadalësuan shumë për të pranuar Islamin, kështu që Pejgamberi a.s. u lut kundër tyre duke thënë: 'O Allah! Më ndihmo kundër tyre duke dërguar kundër tyre shtatë vjet zie si shtatë vitet e Pejgamberit Jusuf/ Kështu, ata i goditi një vit i tmerrshëm thatësire sa u shkatërruan gjatë tij derisa hëngrën edhe ngordhësirat dhe kockat. Pastaj filloi t'u duket diçka si tym ndërmjet qiellit dhe tokës (nga uria e tmerrshme). Pastaj Ebu Sufjani shkoi në Medine te Pejgamberi a.s. dhe i tha: 'O Muhamed! Ti erdhe të na udhëzosh që të shkojmë mirë me farefisin. Dhe ja, farefisi yt tani janë shkatërruar krejt! Lutju pra Allahut (t'ua lehtësojë atyre gjendjen)'." Pastaj Ibn Mesudi këndoi ajetet: "Pritni atëherë për Ditën kur qielli do të nxjerrë tym që shihet qartë, duke i mbuluar njerëzit: ky është një ndëshkim i dhimbshëm. (Do të thonë): "Zoti ynë! Largoje nga ne ndëshkimin! Vërtet që do të bëhemi besimtarë!" Si mund të ketë paralajmërim për ta (në një kohë kur atyre u ka shkuar tashmë ndëshkimi), kur një i Dërguar që i sqaron gjërat qartë tashmë ka shkuar mes tyre?! Pastaj ata ikën prej tij (Muhamedit a.s.) dhe thanë: "Ai është i mësuar (i shtyrë nga ndonjë njeri tjetër), një i çmendur/ Vërtet që Ne do ta largojmë ndëshkimin për pak kohë, por sigurisht që ju do të ktheheni (aty në atë gjendje që ishin më parë)." (Kuran, 44:10-15). Pastaj ai shtoi: "Pas kësaj, atyre iu ndal ndëshkimi, por ata u kthyen përsëri në mosbesimtarë, në rrugën e tyre të vjetër. Por kush do t'ua largojë atyre ndëshkimin në Jetën e Pastajme kur t'u vijë? Për këtë Allahu i frikësoi kështu: 'Ditën kur Ne do t'ju kapim ju me shtrëngimin më të madh, padyshim që Ne do të kërkojmë hakmarrje të plotë!' (Kuran, 44:16). Dhe kjo qe dita e luftës së Bedrit. Po kështu edhe fjala 'Lizama - Kështu që ai (dënimi) do të jetë për ju i pashmangshëm' (Kuran, v.25:77) i referohet ditës së Bedrit. Ndërsa fjala: 'Elif-Lam-Mim. Romakët u thyen në afërsi të tokës (arabe), por pas thyerjes së tyre, me siguri do të fitojnë7 (Kuran, 30:1-3)', tashmë është përmbushur'. " (4774)
|