Kapitulli: 1233. Sexhde - Fjala e Allahut, Dhuruesit të Madh: "Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë" (Kuran, 32:17)
1760.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Allahu i Lartësuar thotë: "Unë kam përgatitur për robërit e mi të drejtë e të përkushtuar gjëra të atilla që syri kurrë nuk i ka parë, që veshi kurrë nuk i ka dëgjuar dhe që nuk i kanë shkuar në mendje njeriut ndonjëherë." Pastaj Ebu Hurejra shton: Nëse dëshironi lexoni ajetin: "Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë" (Kuran, 32:17). (4779)
|