Kapitulli: 1237. Ahzab - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O ju që keni besuar, lutuni për të (Muhamedin a.s.) dhe përshëndeteni me se/am." (Kuran, 33:56)
1765.
Kab Ibn Uxhra r.a. tregon: "Një herë, të Dërguarin e Allahut a.s. e pyetën: "Ne e dimë se si të të përshëndesim me selam, por si të lutemi për ty (pra, si të bëjëmë salavate)?" Pejgamberi a.s. u tha: "Thoni: Allahumme sal-li ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin, kema sal-lejte ala ali Ibrahim, in-neke hamidun mexhidun. Allahumme harik ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin kema harekte ala ali Ibrahime in-neke hamidun mexhidun! : O Allah dërgo salavate (mirësi, nderime, mëshirë) mbi Muhamedin dhe mbi familjen dhe ndjekësit e Muhamedit, ashtu siç dërgove salavate mbi familjen dhe pasardhësit e Ibrahimit, sepse Ti je i Denji për të gjitha lavdërimet, më Madhështori në Lavdi! O Allah! Bekoje Muhamedin dhe familjen e ndjekësit e Muhamedit, ashtu siç i bekove familjen e pasardhësit e Ibrahimit, sepse Ti je i Denji për të gjitha lavdërimet, më Madhështori në Lavdi!" (4797)
1766.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "Një herë ne i thamë (Pejgamberit a.s.): "O i Dërguari i Allahut! E dimë si ta bëjmë selamin, por si të të dërgojmë ty salavate (lutje që Allahu të të bekojë)?" Ai a.s. tha: "Thoni: Allahumme sal-li ala Muhammedin abdike ve resulike, kema sal-lejte ala ali Ibrahime, ve barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin kema barekte ala Ibrahime - O Allah! Dërgo salavate mbi Muhamedin, robin dhe të dërguarin Tënd, ashtu siç dërgove salavate mbi familjen e Ibrahimit; dhe bekoje Muhamedin dhe mbi familjen e ndjekësit e Muhamedit, ashtu siç e bekove Ibrahimin." (4798)
|