Kapitulli: 124. Pejgamberi a.s. dhe njerëzit e tjerë e lanë aty derisa mbaroi dhe nuk e shqetësuan beduinin, i cili urinoi në xhami
166.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një beduin u ngrit dhe urinoi në xhami dhe njerëzit e atyshëm u ngritën menjëherë dhe e kapën, ndërsa Pejgamberi a.s. i ndaloi duke u thënë: "Lëreni dhe hidhni një kovë a një kacek me ujë në vendin ku urinoi. Ju (muslimanët) jeni sjellë për t'i lehtësuar gjërat dhe jo për t'i vështirësuar ato." (220)
|