Kapitulli: 1240. Zumer - Fjala e Allahut të Lartësuar: "O robërit e Mi që keni tejkaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e gjynahe)! ..." (Kuran, 39:53)
1769.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Disa paganë mekas, të cilët kishin bërë shumë vrasje dhe jetë tepër të shthurur e me imoralitet, shkuan tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i thanë: "O Muhamed! Gjithçka që ti thua dhe që i fton njerëzit drejt saj është e mirë. A mund të na tregosh nëse ka ndonjë shlyerje për veprat (e liga) që kemi bërë më parë." Atëherë zbriti ajetet: " (Robër të të Gjithëmëshirshmit janë) ...edhe ata që nuk i luten tjetër zoti, pos Allahut, që nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse kur e do e drejta (islame) dhe që nuk bëjnë kurvëri..." (Kuran, 25:68); dhe: "Thuaj: "O robërit e Mi që i keni bërë keq vetes (me ligësi e gjynahe)! Mos i humbi shpresat nga Mëshira e Allahut! Në të vërtetë, Allahu i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti." (Kuran, 39:53). (4810)
|