Kapitulli: 1245. Duhan - Fjala e Allahut, Udhëzuesit: "(Ata do të thonë): 'Zoti ynë! Largoje nga ne ndëshkimin! Vërtet që do të bëhemi besimtarë!"' (Kuran, 44:12)
1774.
Hadithi i Ibn Mesudit r.a. nr. 1753/4774 në suren Er-Rum vazhdon: "Pastaj ata iu kthyen idhujtarisë së tyre dhe Allahu i frikësoi kështu: 'Ditën kur Ne do t'ju kapim me shtrëngimin më të madh, padyshim që do të kërkojmë hakmarrje të plotë.1, (Kuran, 44:16). Kjo qe dita e luftës së Bedrit. Po kështu edhe fjala 'Lizama - Kështu që ai (dënimi) do të jetë për ju i pashmangshëm/ (Kuran, 25:77) i referohet ditës së Bedrit."
1775.
Dhe këtu shtohet në vazhdim: "Ata thanë: 'Zoti ynë! Largoje nga ne ndëshkimin, vërtet që do të bëhemi besimtarë!' Pas kësaj iu shpall Pejgamberit a.s.: 'Në qoftë se Ne e* largojmë ndëshkimin prej tyre, ata do të kthehen përsëri në besimin e tyre të parë/ Kështu Pejgamberi a.s. iu lut Zotit të vet dhe Ai e largoi dënimin prej tyre, por më pas ata u kthyen përsëri tek idhujt e tyre. Si përfundim Allahu i ndëshkoi ata duke u hakmarrë Ditën e Bedrit/7 (4822)
|