Kapitulli: 1248. Muhamed - Fjala e Allahut, Mëshiruesit: "... dhe të cenonit lidhjet e afërsisë, po t'u jepej sundimi?" (Kuran, 47:22)
1778.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Allahu i bëri krijesat dhe pas përfundimit të krijimit, lidhja e fisnore u ngrit dhe u kap pas Mëshiruesit. Ai i tha: 'Ç'është?' Ajo tha: 'Në këtë pozitë kërkoj të më ruash nga ndërprerja (e lidhjeve fisnore)/ Atëherë Allahu tha: 'A do të pranoje e të kënaqeshe, nëse Unë'e mbaj mirë atë që të mban ty dhe ia ndërpres mbështetjen Time atij që ndërpret ty?7 Ajo tha: 'Po, o Zoti im!/ Pastaj Allahu tha: 'Kjo pra është për ty'." Pastaj Ebu Hurejra shtoi: Nëse doni mund të lexoni: "A do të bënit ju pabesi e të këqija në tokë dhe të cënonit lidhjet fisnore, po t'ju jepej sundimi?" (Kuran, 47:22). (4830)
1779.
I njëjti hadith përcillet si më lart, por fjalët: "Nëse doni, mund të lexoni"-, i thotë Pejgamberi a.s. dhe jo Ebu Hurejra r.a. (4831)
|