Kapitulli: 1250. Tur - Fjala e Allahut, Gjithëruajtësit: "(Betohem) për Turin (malin Sina)! Dhe për Librin e Skalitur (Libri në Leuh Mahfudh LIBRI i Ruajtur Mirë, Libri i Allahut në të cilin Ai ka shkruar gjithçka)." (Kuran, 52:1,2)
1782.
Xhubejr Ibn Mutëim r.a. tregon: "E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të këndonte suren Et-Tur (Nr.52) në namazin e akshamit. Kur arriti te këto ajete: "A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?! A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur. A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos janë ata sunduesit (e gjithçkaje)? (Kuran, 52:35-37), ai tha: "Sa nuk më doli zemra nga vendi"." (4854)
|