Kapitulli: 1253. Rahman - Fjala e Allahut, Dhuruesit të Mirësive të mëdha: "Dhe përveç këtyre dy (Kopshteve) janë edhe dy Kopshte të Begatë të tjerë." (Kuran, 55:62)
1785.
Tregon Abdullah Ibn Kais r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë (në lidhje me këto Kopshte): '"Dy Kopshte argjendi, enët e tyre dhe gjithë ç'gjendet në to dhe dy Kopshte floriri, enët e tyre dhe gjithë ç'gjendet në to. Dhe asgjë tjetër nuk do t'i pengojë banorët e Xhenetit të Adnit që të shohin Zotin e tyre, përveç perdes së Madhështisë mbi Fytyrën e Tij!" (4878)
|