Kapitulli: 1256. Mumtehine - Fjala e Allahut të Lartësuar: "O Pejgamber! Kur të vijnë tek ti besimtaret për të të dhënë besën e besimit ..." (Kuran, 60:12)
1788.
Umm Atija r.a. tregon: "Ne i dhamë besën të Dërguarit të Allahut a.s., ndërsa ai na këndoi ajetin Fisnik: "... Se ato nuk do të bashkojnë gjë në adhurim me Allahun..." (Kuran, 60:12). Ai a.s. gjithashtu na ndaloi të vajtojmë të vdekurit. Kur Pejgamberi a.s. tha këtë, një grua e tërhoqi dorën nga dhënia e besës dhe tha: "Po filania ka vajtuar për një nga të afërmit e mi dhe unë duhet t'ia kthej atë për të afërmit e saj." Pejgamberi a.s. nuk i tha asaj asgjë. Kështu, ajo shkoi (tek ajo filane) dhe pastaj u kthye tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe ai e pranoi besën e saj. (4892)
|