Kapitulli: 1257. Xhumua - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ai do ta dërgojë atë (Muhamedin a.s.) edhe tek të tjerë (muslimanë) nga ata që ende nuk u janë bashkuar..." (Kuran, 62:3)
1789.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Ishim ulur me Pejgamberin a.s., kur atij i zbriti surja "El-Xhumu'a". Pasi ai a.s. këndoi ajetin: "Ai do ta dërgojë atë (Muhamedin a.s.) edhe tek të tjerë (muslimanë) nga ata që ende nuk u janë bashkuar ..." (Kuran, 62:3), unë e pyeta: "Kush janë ata, o i Dërguari i Allahut?" Ai a.s. nuk m'u përgjigj derisa e pyeta tri herë. Atë kohë Selman Farisiu ishte tek ne. Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. i vuri dorën Selmanit dhe tha: "Sikur imani ishte në plejada (yjet më të largët), edhe atje do ta kishin (ose: do ta kishte) marrë atë burra (ose: një burrë) nga këta njerëz (nga kombi i Selmanit)." (4897)
|