1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1258. Munafikun - Fjala e Allahut, i Gjithëdituri për gjithë çka në gjokse: "Kur vijnë munafikët (dyfytyrëshit, hipokritët) tek ti (Muhamed a.s.)7 thonë: 'Ne dëshmojmë se ti vërtet je i Dërguari i Allahut' ..." (Kuran, 63:1)
›  1790 Zejd Ibn Arkami r.a. tregon: Isha në një luftë, kur dëgjova Abdullah Ibn Ubej Ibn Selulit të thotë: "Mos u jepni gjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut a.s., me qëllim që ata të largohen prej tij. Në qoftë se do të kthehemi (në Medine), padyshim që më i nderuari i saj do ta dëbojë më të ulëtin." Këtë fjalë unë ia tregova xhaxhait tim (ose Umerit) i cili nga ana e tij ia përcolli atë Pejgamberit a.s.. Kështu, ai (a.s.) më thirri mua dhe unë ia tregova të gjithë ndodhinë. Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. çoi dikë për të thirrur Abdullah Ibn Ubejin dhe shokët e tij. Ata u betuan se nuk i kishin thënë ato fjalë. Për pasojë i Dërguari i Allahut a.s. nuk i besoi fjalët e mia por të Ibn Selulit. Atëherë mua më kapi një pikëllim i atillë sa s'më kishte kapur kurrë më parë. Kësisoj, qëndrova në shtëpi. Xhaxhai im më tha: "Me këtë ti deshe vetëm që i Dërguari i Allahut a.s. të ta mohonte fjalën dhe të të urrente." Për këtë Allahu i Madhëruar zbriti suren që fillon me: "Kur vijnë munafikët tek ti ..." (Surja "El-Munafikun" nr. 63). Pastaj Pejgamberi a.s. çoi dikë për të më thirrur dhe, pasi ma këndoi ajetin, më tha: "Zejd, Allahu ta vërtetoi fjalën tënde." (4900)
URL:
›  1791 Në një transmetim tjetër Zejdi shton se, pasi zbriti kjo sure, Pejgamberi a.s. i ftoi ata (hipokritët) që të luste Allahun për t'i falur, por ata kthyen kokën (me reuzim) në anën tjetër. (4903)
URL:
›  1792 Zejd Ibn Arkami r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "O Allah! Fali ensarët dhe fëmijët e ensarëve." Përcjellësi i dytë i hadithit dyshon se Pejgamberi a.s. tha edhe: "dhe fëmijët e fëmijëve të ensarëve." (4906)
URL: