Kapitulli: 1261. 2. Kalem - Fjala e Allahut, më të Lartit: "Ditën kur Kërciri do të zbulohet (Ditën e Ringjalljes) dhe do të thirren të bien në Sexhde (para Allahut), ..." (Kuran, 68:42)
1795.
Ebu Saidi r.a. tregon: "E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Allahu do të zbulojë Këmbën e Tij dhe pastaj të gjithë besimtarët do të bien me fytyrë përtokë në sexhde para Tij, por do të mbeten pa rënë ata që bënin sexhde në dynja për t'u dukur dhe për të fituar emër. Një njeri i tillë do të mundohet të bjerë në sexhde (Ditën e Gjykimit), por kurrizi i tij do të bëhet si një kockë e vetme (kështu që nuk do të mund të përkulet për të rënë në sexhde)!" (4919)
|