Kapitulli: 1267. Shems - (pa titull)
1801.
Abdullah Ibn Zemëa r.a. tregon: "E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të mbante një hytbe. Aty ai (a.s.) përmendi devenë (e Salihut) dhe atë që e vrau devenë. I Dërguari i Allahut a.s. këndoi ajetin: "Kur ja, më i poshtri nga ata doli (të vrasë devenë)!" (Kuran, 91:12), pastaj tha: "Ai që doli për ta vrarë atë ishte një njeri i paepur, i egër, i pathyeshëm, që gëzonte mbrojtjen e popullit të tij, si Ebu Zemëa, (xhaxhai i Zubejr Ibn Avvamit)." Pastaj Pejgamberi a.s. foli për gratë dhe tha: "Nuk është punë me mend e ndokujt prej jush që ta rrahë gruan e tij si të ishte një skllave, pasi mundet që po atë natë ai të flejë me të." Pas kësaj ai i këshilloi që të mos qeshin kur dikujt i shpëtojnë gazra dhe tha: "Pse duhet të qeshë dikush nga një gjë që e bën edhe ai vetë?!" Në një citim tjetër përmendet: "Si Ebu Zemëa, xhaxhai i Zubejr Ibn Avvamit". (4942)
|