Kapitulli: 1271. Si i vinte Pejgamberit a.s. Shpallja Hyjnore dhe çfarë ka zbritur në fillim
1806.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk ka pasur Pejgamber nga Pejgamberët veçse i është dhënë mrekulli për të cilat njerëzit kishin siguri ose në të cilat ata besonin, por ajo që më është dhënë mua, është Vahji (Shpallja Hyjnore) të cilin ma ka zbritur Allahu. Për këtë arsye shpresoj shumë se ndjekësit e mi do të jenë më shumë se ndjekësit e Pejgamberëve të tjerë Ditën e Kiametit." (4981)
1807.
Enesi r.a. thotë se Allahu i Lartësuar e zbriti Shpalljen e Tij të Lartë tek i Dërguari i Vet a.s. pandërprerë dhe në sasi të madhe para vdekjes derisa vdiq. Gjatë kësaj kohe zbriti edhe pjesa më e madhe e Shpalljes dhe pas kësaj i Dërguari i Allahut a.s. vdiq. (4982)
|