Kapitulli: 1273. Xhibrili gjithnjë ia këndonte Kuranin Pejgamberit a.s.
1809.
Fatimja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka treguar asaj një të fshehtë duke i thënë: "Xhibrili ma këndonte gjithë Kuranin çdo vit një herë; po kështu edhe unë ia këndoja atë atij çdo vit një herë, por këtë vit ai ma këndoi atë dy herë. Mendoj se po më afrohet vdekja." (7).
1810.
Shekiku tregon se e ka dëgjuar Abdullah Ibn Mesudin r.a. në një ligjëratë fetare të thotë: "Për Allah! Kam mësuar drejtpërdrejt nga goja e të Dërguarit të Allahut a.s. më shumë se shtatëdhjetë sure." (5000)
1811.
Tregohet për Ibn Mesudin r.a. se kur ka qenë në Hims (qytet në Siri) dhe ka kënduar suren Jusuf (nr.12), dikush i ka thënë: "Nuk ka zbritur kështu!" Ai i tha: "Kështu ia kam kënduar të Dërguarit të Allahut a.s. dhe më tha: "Të lumtë." Pastaj Ibn Mesudi. ndjeu prej atij burri që foli erë pije alkoolike dhe i tha: 'A nuk të vjen turp që edhe shpif për Librin e Allahut, edhe pi pije alkoolike!?" Pastaj ai e ndëshkoi atë sipas ligjit Islam (duke e fshikulluar). (5001)
|