Kapitulli: 1276. Zbritja e qetësisë dhe e melekëve gjatë këndimit të Kuranit
1815.
Usejd Ibn Hudejri r.a. tregon se, ndërsa po këndonte suren El-Bekare (Nr.2) (Lopa) natën dhe kalin e kishte lidhur aty pranë vetes, kur papritur ai u tremb! Kur ai ndaloi këndimin, edhe kali u qetësua dhe, kur ai filloi përsëri të këndojë, kali u trishtua përsëri. Ai përsëri ndaloi këndimin dhe kali u qetësua. Pastaj filloi të këndojë sërish dhe kali u trishtua. Atëherë ai ndaloi së kënduari. Biri i tij, Jahja, ishte pranë kalit, kështu që ai pati frikë nga kali se mund ta shtypte atë. Kur e largoi djalin që andej, ai ngriti kokën e pa nga qielli, por nuk mundi ta shohë. Të nesërmen në mëngjes ia tregoi gjithë këtë Pejgamberit a.s.. Ai (a.s.) i tha: "Këndo, o Ibn Hudeir! Këndo, o Ibn Hudeir!" Ibn Hudeiri iu përgjigj: "Kisha frikë, o i Dërguari i Allahut, pasi biri im, Jahja, ishte afër kalit dhe mund ta shkilte, kështu që ngrita kokën dhe shkova tek ai. Kur ngrita kokën nga qielli pashë diçka si re me ca gjëra ndriçuese si drita, prandaj dola që të mos e shoh." Pejgamberi a.s. i tha: "A e di se ç'ka qenë ajo?" Ai i thotë që jo. I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Ata kanë qenë melekët të cilët të janë afruar për zërin tënd dhe, po të kishe vazhduar të këndoje deri në agim, ajo re do të kishte mbetur atje ta shikonin njerëzit pasi nuk do të ikte prej tyre." (5018)
|