Kapitulli: 128. Larja dhe pastrimi prej gjakut
170.
Esmaja r.a. tregon: "Një grua shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "Sikur ndonjërës prej nesh gjatë ditëve të saja (të të përmuajshmeve) t'i bjerë gjaku në rroba, atëherë ç'duhet të bëjë?" Ai iu përgjigj: "Ajo duhet ta marrë rrobën dhe ta fërkojë (ashtu të thatë), pastaj ta fusë në ujë (ta lajë e) ta fërkojë derisa t'i largojë gjurmët e gjakut dhe (në fund ta shpëlajë) duke i hedhur ujë. Pas kësaj ajo mund ta përdorë (këtë rrobë) për t'u falur në të." (227)
171.
Aishja r.a. tregon: "Fatime Bint Ebi Hubejshi shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Jam grua që kam rrjedhje të vazhdueshme gjaku dhe nuk pastrohem (nuk më ndalet rrjedhja e gjakut). A duhet ta lë faljen e namazit?". I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: "Jo, sepse kjo është nga një enë gjaku dhc jo nga të zakonshmet. Kështu pra, kur të të vijnë të përmuajshmet, lëre faljen e namazit dhe kur të të kalojnë, atëherë laje gjakun (d.m.th. merr gusël) dhe falu." [Hishami (treguesi i dytë i hadithit) thotë se babai i tij i ka treguar se Pejgamberi a.s. i ka thënë asaj: "Duhet të marrësh avdes për çdo namaz edhe nëse nuk e prish atë (nga gjë tjetër), derisa të të vijë periudha tjetër."] (228)
|