Kapitulli: 1282. Cila dhe sa është koha më e përshtatshme për të kënduar gjithë Kuranin
1824.
Abdullah Ibn Amri r.a. tregon: "Babai më martoi me një grua nga një familje fisnike dhe e pyeste atë shpesh për mua, ndërsa ajo i thoshte: "Ç'burrë i mrekullueshëm që është ai! Ai kurrë nuk vjen te shtrati im dhe as nuk më është afruar që kur jemi martuar!" Kur kjo gjendje vazhdoi gjatë, babai im ia tregoi këtë gjë Pejgamberit a.s.. Ai i thotë babit tim: "Më lër mua ta takoj." Më pas ai më takoi dhe më pyeti: "Si agjëron?" I thashë që agjëroj çdo ditë. Më pyeti: "Sa të shkon të këndosh gjithë Kuranin?" I thashë që e përfundoj çdo natë. Ai më tha: "Agjëro tri ditë në muaj dhe përfundoje këndimin e gjithë Kuranit një herë në muaj." I thashë që kam fuqi për më tepër se kaq. Ai më tha: "Atëherë agjëro tri ditë në javë.,/ I thashë se kam fuqi për më shumë se kaq. Ai më tha: "Agjëro pra një ditë dhe prishe dy." Përsëri i thashë që mundem për më tepër. Atëherë ai më tha: "Atëherë pra, mba agjërimin më të mirë, atë të Pejgamberit Daud a.s.: një ditë po e një ditë jo dhe përfundoje Kuranin një herë në shtatë net." Sikur ta kisha pranuar lehtësimin e të Dërguarit të Allahut a.s. tani që jam bërë i moshuar dhe i dobët! Thuhet se Abdullahi ia këndonte një të shtatën e Kuranit ditën ndonjërit prej familjes së tij pasi kështu provonte nxënien përmendësh të asaj pjese që do ta këndonte gjatë natës, kështu që të mund ta kishte më të lehtë për ta kënduar natën dhe, kurdo që donte të fitonte ndopak fuqi, do ta linte agjërimin për disa ditë, pastaj i llogariste ato për t'i agjëruar më pas pasi ai urrente që të linte pa bërë gjëra, që i kishte vepruar në kohën e Pejgamberit a.s.". (5052)
|