1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1284. Zgjimi i dëshirës për martesë (që këshillohet në Fjalën e Allahut të Madhëruar: "... Atëherë zgjidhni gra të tjera për martesë." Kuran, 4:3)
›  1828 Enesi r.a. tregon: "Një grup prej tre vetësh shkoi te shtëpia e grave të Pejgamberit a.s. dhe i pyeti ato për adhurimin që bënte Pejgamberi a.s.. Kur morën vesh për të, ata e quajtën adhurimin e tyre të pamjaftueshëm dhe thanë: "Ku jemi ne me Pejgamberin a.s. të cilit Allahut i ka falur gjynahet e kaluara dhe të ardhshme?!" Kështu, * njëri prej tyre tha: "Do të falem gjithnjë gjatë gjithë natës!" Tjetri tha: "Unë do të agjëroj gjithë kohën, pa e prishur asnjë ditë!" Ndërsa i treti tha: "Unë do të rri larg grave e nuk të martohem kurrë!" Atëherë i Dërguari i Allahut a.s. shkoi tek ata dhe u tha: "A ju jeni ata që keni thënë kështu e ashtu?! Për sa më përket mua, unë betohem për Allahun se jam ai që i frikësohet dhe i përkushtohet më shumë Atij, e megjithatë herë agjëroj e herë jo, edhe falem, edhe fle dhe martohem me gra. Prandaj, ai që nuk e ndjek Sunetin tim (rrugën time të zbatimit të Islamit), nuk është prej meje (nuk është prej pasuesve të mi dhe të rrugës sime)." (5063)
URL: