Kapitulli: 1294. Gruaja mund t'i propozojë një burri të drejtë për martesë
1845.
Sehl Ibn Saadi r.a. tregon: "Një grua iu paraqit Pejgamberit a.s. për martesë. Dikush i tha: "O i Dërguari i Allahut! (Në qoftë se ti nuk ke nevojë për të), martoje atë me mua." Pejgamberi a.s. e pyeti: "Ç'ke ndonjë gjë për t'i dhënë?" Ai i tha: "Nuk kam asgjë." Pejgamberi a.s. i tha: "Shko e kërko ndonjë gjë edhe sikur të jetë një unazë hekuri." Burri shkoi pastaj u kthye dhe tha: "Jo, për Allah, nuk kam gjetur asgjë, as edhe në unazë hekuri. Por kjo është rroba ime dhe gjysmën ia jap asaj." Ndërsa ai nuk kishte rrobë nga mesi e lart dhe Pejgamberi a.s. i tha: "Ç'të bëjë ajo me gjysmën e rrobës tënde? Në qoftë se e vesh ti atë, ajo s'do të ketë gjë; në qoftë se e vesh ajo t'i s'do të kesh asgjë." Kështu ai u ul dhe, pasi ndenji një kohë të gjatë, u ngrit të ikë. Kur Pejgamberi a.s. e pa të largohet, e thirri atë dhe i tha: "Sa di përmendësh nga Kurani?" Ai iu përgjigj: "Di këtë sure e atë sure", duke përmendur emrat e disa sureve. Kështu Pejgamberi a.s. i tha: "Të martojmë ty me të për atë që di nga Kurani." (5121)
|