Kapitulli: 1299. Askush nuk duhet t'ia kërkojë dorën një gruaje, nëse atë është duke e kërkuar për martesë një vëlla tjetër musliman, derisa ai ta lërë ose të martohet me të
1851.
Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar që dikush të ndërhyjë e të përpiqet të prishë një shitblerje të vendosur ndërmjet dy vetave duke dhënë çmim më të lartë. Po kështu Pejgamberi a.s. e ka ndaluar që dikush të kërkojë dorën e një gruaje, të cilën e ka kërkuar një vëlla i tij musliman, derisa mëtuesi i parë të heqë dorë prej saj, ose ai ta lejojë vëllain e tij musliman që të lypë dorën e saj. (5142)
|