Kapitulli: 13. Shkallët e vlerësimit të besimtarëve do të jenë sipas veprave të mira të kryera prej tyre
21.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "
Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet dhe banorët e Zjarrit të hvjnë në Zjarr, atëherë Allahu i Madhëruar do të thotë, 'Nxirrini nga Zjarri ata në zemrat e të cilëve ka besim sa pesha e një kokrre të farës së mustardës.' Kështu, ata do të nxirren prej andej, tashmë, të shkrumbuar dhe do të hidhen në lumin Haja apo Hajat (lumi i jetës), (Malik një nga përcjellësit e hadithit dyshon mes këtyre dy fjalëve). Atje do të përtërihen e do të kthehen përsëri në jetë ashtu si fara që rritet anash një rrjedhe uji. A nuk e keni parë si del e rritet e verdhë dhe e përdredhur?
22.
Dhe po nga Ebu Said Hudriu r.a. tregohet se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "
Ndërsa po flija pashë (në ëndërr) sikur m'u paraqitën përballë disa njerëz të veshur me këmisha, disa prej të cilave arrinin vetëm deri tek gjoksi, ndërsa të tjera edhe më të shkurtra se aq. M'u paraqit edhe Umer Ibn Hatabi i veshur me këmishë (të gjatë), të cilën po e tërhiqte zvarrë." (Të pranishmit) e pyetën: "Si e shpjegove atë, o i Dërguari i Allahut?" Ai u përgjigj: "Ajo (këmishë) është feja.
23.
Ibn Umeri r.a. tregon: "
Njëherë i Dërguari i Allahut a.s. kaloi pranë një Ensari, i cili e qortonte vëllanë e vet se ishte i turpshëm. Atëherë i Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Lëre atë, sepse turpi (haja) është pjesë e imanit."
|