1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1307. Sjellja mirë me familjen
›  1859 Aishja r.a. tregon: "Një herë, njëmbëdhjetë gra u ulën në një vend. Ato premtuan dhe vendosën që të mos fshihnin asgjë për burrat e tyre. E para tha: "Burri im është si mishi i një deveje të dobët e të ligë në majë të një mali jo të lehtë për t'u ngjitur, por edhe mishi jo i trashë aq sa njeriu të përballojë mundimet për ta marrë." E dyta tha: "Unë nuk do të tregoj për burrin tim, pasi kam frikë se nuk do të mundem të mbaroj të flas për të dhe ngaqë po ta përshkruaj atë, do të përmend të gjitha të metat dhe të këqijat e tij." E treta tha: "Burri im është i gjatë; në qoftë se unë flas për të (dhe ai e merr vesh), më shkurorëzon dhe, në qoftë se nuk flas, ai as nuk më lëshon e as nuk më mban si grua." E katërta tha: "Burri im është njeri mesatar si nata Tihamas: as e nxehtë dhe as e ftohtë. Unë nuk e kam frikë dhe nuk jam e pakënaqur me të." E pesta tha: "Burri im kur hyn në shtëpi është leopard, ndërsa kur del jashtë, është luan dhe nuk pyet për asgjë që ka në shtëpi." E gjashta tha: "Burri im, kur ha, s'le gjë në pjatë; kur pi, e than gotën; kur bie në gjumë, fle vetëm (larg meje) i mbështjellë në rroba dhe nuk i shtrin duart andej këndej që të shohë si shkoj e si jetoj unë." E shtata tha: "Burri im është keqbërës ose i dobët dhe i marrë. Gjithë të metat janë mbledhur tek ai. Mund të të lëndojë kokën ose trupin, ose të dyja." E teta tha: "Burri im është i butë, si të prekësh një lepur dhe kundërmon si era e zernebit (bar me erë të mirë)." E nënta tha: "Burri im është i gjatë, vesh një rrip të gjatë për të varur shpatën. Grumbulli i tij i hirit është shumë i madh. Shtëpia e tij është afër njerëzve." E dhjeta tha: "Burri im është Maliku (mbreti) dhe ç'është Maliku? Maliku është përtej gjithë asaj që them unë. Shumica e deveve të tij mbahen në shtëpi (për t'u therur për miqtë) dhe vetëm fare pak prej tyre nxirren në kullotë. Kur devetë dëgjojnë tingujt e defit, ato e kuptojnë se po i çojnë për t'i therur për miqtë." E njëmbëdhjeta tha: Burri im është Ebu Zeri dhe kush është Ebu Zeri? Ai më ka dhënë shumë stoli, sa veshët më janë rënduar, krahët më janë shëndoshur. Ai më ka kënaqur dhe jam aq e gëzuar, sa ndjehem shumë krenare me veten time.
Ai më gjeti në familjen time që kishim vetëm dele dhe jetonim në varfëri e më solli në një familje me kuaj e deve dhe që shijnë e pastrojnë grurë. Çfarëdo që të them unë, ai nuk më fyen. Kur fle, ngrihem tepër vonë në mëngjes. (Ha e) pi derisa ngopem. Nëna e Ebu Zerit: dhe ç'mund të thotë dikush për të falënderuar nënën e Ebu Zerit? Hejbet i mbante gjithnjë plot dhe shtëpinë e kishte shumë të gjerë. I biri i Ebu Zeri: dhe ç'mund të thuash për të birin e Ebu Zerit? Shtrati i tij është i ngushtë sa shpata në mill dhe i mjafton për të ngrënë këmba e një keci qumështi. Bija e Ebu Zerit dhe ç'mund të thuash për bijën e Ebu Zerit? E bindshme ndaj babait të saj dhe e bindshme ndaj nënës së saj. Ka trup të mirë dhe që i ngjall xhelozi gruas tjetër të burrit të saj. Robëresha e Ebu Zerit: dhe ç'mund të thuash për robëreshën e Ebu Zerit? Ajo nuk i zbulon sekretet tona, por i mban fshehtë, nuk i shpërdoron pasuritë tona dhe nuk i lë mbeturinat andej-këndej nëpër shtëpi." Pastaj ajo shtoi: "Ashtu ndodhi një ditë kur Ebu Zeri doli në kohën që po mileshin bagëtitë dhe pa një grua që kishte dy djem si dy leopardë që loznin me dy gjinjtë e saj. Kështu ai më ndau mua dhe u martua me të. Pas tij unë u martova me një burrë fisnik dhe kalorës të shquar me kalë të palodhur e me heshtë në dorë. Ai më dhuroi shumë gjëra, më dhuroi edhe nga një çift prej të gjitha llojeve të bagëtive dhe më tha: 'Ha prej këtyre, o Umm Zer dhe jepu edhe të afërmve të tu/ Por të gjitha ato që më dha ai, nuk mbushnin as enën më të vogël të Ebu Zerit." Pastaj Aishja tha: "I Dërguari i Allahut a.s. më tha: "Unë jam për ty si Ebu Zeri për bashkëshorten e tij, Umm Zerin." (5189)
URL: