Kapitulli: 1309. (pa titull)
1861.
Usama Ibn Zejdi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Qëndrova te porta e Xhenetit, kur ç'të shoh?! Shumica e njerëzve që hynin aty ishin të varfrit, ndërsa të pasurit i kishin ndaluar te porta (për llogari etj). Kurse banorët e caktuar për në Zjarr, qenë urdhëruar të merren në Zjarr. Pastaj qëndrova te porta e Zjarrit, kur ç'të shoh?! Shumica e atyre që hynin aty ishin gra!" (5196)
|