Kapitulli: 1313. Xhelozia (g/raps
1865.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Askush nuk është më xheloz sa Allahu. Për këtë arsye Ai i ka ndaluar veprat e turpshme." (5223)
1866.
Esmaja r.a. tregon: y Kur u martua me mua Zubejri, ai nuk kishte në faqe të tokës as pasuri, as skllav dhe asgjë tjetër, përveç një deveje të vetme me të cilën nxirrte ujë nga pusi dhe një kalë. Unë ushqeja kalin e tij, nxirrja ujë dhe qepja calikun për ta nxjerrë atë nga pusi si dhe zija brumin, por nuk ia thosha për ta pjekur kështu që ma piqnin fqinjët ensare që ishin gra të nderuara. Unë mbaja në kokë bërthamat e hurmave nga toka e Zubejrit që ishte rreth dy milje larg shtëpisë dhe që ia kishte dhënë i Dërguari i Allahut a.s. Një ditë, ndërsa po vija me farat e hurmave në kokë, takova të Dërguarin e Allahut a.s. bashkë me një grup ensarësh. Ai më thirri dhe, pasi e bëri devenë të ulej në gjunjë, më bëri me shenjë që të hipi pas tij. Më erdhi shumë turp të udhëtoja me burra dhe m'u kujtua Zubejri dhe xhelozia e tij, sepse ai ishte nga njerëzit më xhelozë. I Dërguari i Allahut a.s. e kuptoi se mua më erdhi turp kështu që vazhdoi rrugën. Kur shkova tek Zubejri i thashë: "Më takoi i Dërguari i Allahut a.s. dhe me të ishin edhe disa shokë të tij, ndërsa unë kisha në kokë një barrë me fara hurmash. Ai e uli devenë që të hipja, por mua më erdhi turp nga ai dhe m'u kujtua xhelozia jote." Pas kësaj Zubejri më tha: "Për Allah, fakti që ti mbaje farat e hurmave (dhe që Pejgamberi a.s. të ka parë në atë gjendje) është më i turpshëm për mua sesa të hipje me të në deve!" (Dhe unë vazhdova të punoj kështu), derisa Ebu Bekri më dërgoi një shërbëtor që të kujdesej për kalin, gjë që më bëri të ndjehem sikur më kishte liruar nga robëria." (5224)
|