Kapitulli: 1315. Nuk duhet të rrinë kurrë vetëm për vetëm një burrë dhe një grua, përveç rastit kur burri është një afërm, me të cilin asaj i ndalohet martesa. Po kështu, nuk hyhet në shtëpinë e gruas që nuk e ka burrin aty
1868.
Ukba Ibn Aamir r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kini kujdes hyrjen te gratë." Dikush nga ensarët e pyeti: "O i Dërguari i Allahut! Po kunetërit e bashkëshortes (/7amw)?" Pejgamberi a.s. tha: "Kunetërit e gruas janë vetë vdekja." (5232)
|