Kapitulli: 1317. Kur burri ka qenë gjatë larg familjes nuk duhet të vijë në shtëpi natën
1870.
Xhabiri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Nëse dikush ka qenë gjatë larg familjes së tij, kur të kthehet, nuk duhet të hyjë në shtëpi natën (që të mos gjejë gjëra që mund t'i ngjallin dyshime në lidhje me familjen, ose të gjejë ndonjë të metë etj.) (5244)
1871.
Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në qoftë se hyni në qytetin tuaj natën, pasi të ktheheni nga udhëtimi, mos hyni te familjet tuaja, derisa gratë që nuk i kanë pasur burrat aty të pastrojnë qimet nën fundin e barkut, kurse ato me flokë të shprishura të krihen.,r (5246)
1872.
Abdullah Ibn Umer r.a. tregon: "Në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. e kisha ndarë gruan në periudhën që ajo ishte me zakonet mujore. Umeri r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s. për këtë gjë. I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Thuaji atij (birit tënd) ta marrë prapë dhe ta mbajë atë, deri sa ajo të pastrohet nga rrjedhja e saj dhe pastaj të presë, derisa asaj t'i vijnë zakonet herën tjetër dhe pastaj të pastrohet përsëri. Atëherë, nëse ai dëshiron ta mbajë atë, le ta mbajë dhe, nëse do që ta ndajë atë, le ta ndajë, pa kryer marrëdhënie me të (gjatë kësaj kohe). Kjo është idda (koha e përcaktuar e pritjes për gratë) të cilën Allahu e ka vendosur për gratë që ndahen nga bashkëshortët." (5251)
|