Kapitulli: 1323. Ndërmjetësimi i Pejgamberit a.s. për burrin e Beriras
1879.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Burri i Beriras ishte një skllav i quajtur Mugith. E kam tani para syve t'i shkonte pas Beriras duke qarë, me lotët që i rridhnin për mjekre. Pejgamberi a.s. i tha Abbasit: "O Abbas! A nuk çuditesh nga dashuria e Mugithit për Beriran dhe nga urrejtja e Beriras për Mugithin?" Pastaj Pejgambe- ri a.s. i tha Beriras: "Sikur të ktheheshe tek ai?" Ajo i tha: "O i Dërguari i Allahut! A më urdhëron?" Ai i tha: "Unë veçse po ndërmjetësoj për të." Ajo i tha: "Nuk kam nevojë për të." (5283)
|