Kapitulli: 1327. A mund të përdorë kuhl gruaja me zi?
1883.
Umm Selema r.a. tregon se një gruaje i vdiq i shoqi dhe të afërmit e saj u shqetësuan për sytë e saj (që i ishin sëmurë), kështu që ata erdhën tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i kërkuan atij që t'i lejonte ata të përdornin kuhl për sytë e saj, por ai u tha: "Ajo nuk duhet të përdorë kuhl. Në periudhën e padijes para Islamit gruaja e ve te ju vishej me rrobat më të këqija ose rrinte në pjesën më të keqe të shtëpisë së saj dhe, pasi të kishte kaluar një vit, nëse i kalonte pranë një qen, ajo i hidhte atij një top me bajga. Jo pra, (mos ta përdorë kuhlin) derisa të kalojnë katër muaj e dhjetë ditë!" (5338, 5339)
1884.
Ebu Mesudi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur muslimani shpenzon diçka për familjen e vet, duke pasur qëllim e duke shpresuar shpërblimin e Allahut, kjo quhet sadaka për të." (5351)
1885.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ai që kujdeset për të venë ose për të varfrin është si ai që lufton për Çështjen e Allahut, ose si ai që falet gjithë natën dhe agjëron gjithë ditën!" (5353)
|