Kapitulli: 1331. Buka e hollë dhe ngrënia në sofër ose në favolinë
1890.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. nuk ka ngrënë bukë të hollë dhe as dele të skuqur derisa takoi Allahun. (5385)
1891.
Enesi r.a. tregon: "Nuk e kam parë kurrë Pejgamberin a.s. të hante në tabaka të madhe, as të hante bukë të hollë e të pjekur mirë dhe as të hante ndonjëherë në sofër ose në tavolinë." (5386)
|