Kapitulli: 1340. Njeriu mund të gatuajë për vëllanë e vet musliman
1902.
Ebu Musai r.a. tregon se një burrë nga ensarët i quajtur Ebu Shuajb kishte një skllav kasap. Një herë Ebu Shuajbi ia tha kasapit: "Më gatuaj një gjellë që të ftoj të Dërguarin e Allahut a.s. vetë i pestë. Kështu, ai e ftoi të Dërguarin e Allahut a.s. vetë i pestë, por atyre iu ngjit pas edhe një burrë tjetër. Për këtë, Pejgamberi a.s. i tha Shuajbit: "Ti më ftove mua vetë i pestë, por tani na erdhi pas edhe ky burrë. Kështu që, nëse do, mund ta lejosh ose mund ta ndalosh." Ebu Shuajbi tha: "Sigurisht që do ta lejoj atë." (5434)
|