Kapitulli: 1344. Lëpirja e gishtave para pastrimit me shami ose para larjes
1906.
Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur të hani, mos i fshini duart pa i lëpirë vetë ose pa ua lëpirë dikush tjetër." (5456)
1907.
Xhabiri r.a. tregon se dikush e pyeti për marrjen e avdesit pas ngrënies së ushqimeve të gatuara në zjarr dhe ai u përgjigj: "Jo! Në kohën e Pejgamberit a.s. gjenim fare pak nga ai lloj ushqimi. Dhe kur gjenim, nuk kishim shami për të fshirë duart përveç shuplakave, parakrahëve dhe këmbëve tona, pastaj faleshim me atë avdes që kishim dhe nuk merrnim avdes tjetër". (5457)
|