Kapitulli: 1347. Vënia e emrit të fëmijës porsa lind
1911.
Ebu Musai r.a. tregon: “Më lindi një djalë dhe unë e çova atë te Pejgamberi a.s.. Ai ia vuri emrin Ibrahim, ia leu gojën me një hurmë që e përtypi vetë, iu lut Allahut që ta bekonte e pastaj ma ktheu mua." (Përcjellësi i dytë i hadithit thotë se ky ka qenë djali më i madh i Ebu Musait.) (5467)
1912.
Esma bint Ebi Bekri r.a. tregon për kohën kur ka lindur Abdullah Ibn Zubejri (sipas hadithit të kaluar nr. 1594/3909) duke shtuar: "Muslimanët u gëzuan shumë për lindjen e tij, sepse u patën thënë se çifutët u kishin bërë magji, kështu që atyre nuk do t'u lindnin fëmijë." (5469)
|