Kapitulli: 1360. Misku (Myshku)
1926.
Ebu Musai r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Shembulli i një shoku të mirë e të drejtë dhe i një të keqi është si shembulli i atij që mbart misk dhe i një tjetri që i fryn shakullit të farkës. Kështu, ai që mban misk ose do të të dhurojë pak parfum, ose ti do të blesh pak prej tij, ose do të ndjesh e do të shijosh prej tij erë të mirë. Ndërsa ai që i fryn shakullit të farkës ose do të të djegë rrobat, ose do të ndjesh e do të marrësh prej tij erë të keqe." (5534)
|