Kapitulli: 1368. Pirja e qumështit dhe Fjala e Allahut, të Gjithëfuqishmit: "Ne ju japim juve të pini nga ajo që është në barkun e tyre, nga bashkimi ndërmjet sekrecioneve të gjëndrave dhe të gjakut, qumësht të pastër, të shijshëm e të përshtatshëm për ata që e pinë." (Kuran, 16:66)
1938.
Xhabiri r.a. tregon se Ebu Humejdi solli një kupë me qumësht nga një vend i quajtur Neki: I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "A nuk e mbulon, qoftë edhe duke i vënë një shkop sipër?!" (5605)
1939.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Sa sadaka e mirë është një deve e re që sapo ka pjellë e që jep qumësht me bollëk, ose një dhi që jep qumësht me bollëk e që i dhurohet dikujt që t'ia shfrytëzojë qumështin, duke mjelë nga një kusi në mëngjes e në mbrëmje." (5608)
|