Kapitulli: 1369. Pirja e qumështit të përzier me ujë
1940.
Xhabiri r.a. tregon: "Një herë, Pejgamberi a.s. shkoi te një ensar bashkë me një shokun e tij. Pejgamberi a.s. i tha: "Në qoftë se ke ujë që e ke mbajtur gjithë natën në kacek, na e jep, ose, përndryshe, do ta rrufitim duke futur gojën në tas." Në atë kohë ensari ishte duke ujitur kopshtin e vet dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Kam ujë të ruajtur qysh mbrëmë. Eja të shkojmë në hije." Kështu, ai i mori ata të dy në hije. Pastaj hodhi ujë në një tas dhe moli në të një nga dhitë e tij. Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. piu në tas e pastaj aty piu edhe ai që kishte ardhur me të." (5613)
|