Kapitulli: 1385. Mjalti - ilaç për shërim dhe Fjala e Allahut të Madhëruar: "(Kështu) prej barkut të saj (bletës) del lëng me ngjyra të larmishme në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit." (Kuran, 16:69)
1964.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se erdhi një burrë te Pejgamberi a.s. dhe i tha se vëllai i tij kishte dhimbje barku. Pejgamberi a.s. i tha: "Jepi të pijë mjaltë." Ai erdhi për herë të dytë dhe Pejgamberi a.s. i tha përsëri: "Jepi të pijë mjaltë!" Ai erdhi për herë të tretë, por Pejgamberi a.s. prapë i tha: "Jepi të pijë mjaltë!" Burri u kthye përsëri dhe i tha: " Ashtu bëra"-, ndërsa Pejgamberi a.s. tha: " Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa ka gënjyer barku i vëllait tënd! Jepi të pijë mjaltë!" Kështu, ai i bëri atë të pijë mjaltë dhe u shërua. (5684)
|